16/12/2013 09:49:11
Zgjedhjet e para nė veri tė Kosovės
Nė komunėn me shumicė serbe u shpall fitues iniciativa qytetare ''Srpska''
PRISHTINĖ - Rivotimi i pjesėshėm nė balotazhin pėr kryetar komune, dje nė Partesh, pėrmbylli votimet e zgjedhjeve lokale nė Kosovė, tė zhvilluara nė 3 nėntor dhe nė raundin e dytė nė 1 Dhjetor, pėr herė tė parė nė gjithė territorin, pėrfshirė veriun.
Nė Kosovėn me gjithėsej 38 komuna, Parteshi ėshtė njė nga 10 komunat me shumicė serbe, ku fituan subjektet e tyre politike, ndėrsa, sipas rezultatit paraprak tė shpallur mbrėmė nga KQZ, kryetar u zgjodh kandidati nga Iniciativa Qytetare "Srpska", e cila ka dalė fituese nė gjithėsej 9 komuna, ndėrsa partia serbe SLS nė njė komunė dhe nuk arriti tė fitojė dje edhe tė dytėn.
Nė Partesh, rezultati paraprak i tėrėsishėm i balotazhit, votimit nė 1 Dhjetor dhe rivotimit dje, ėshtė: Dragan Nikolic i Iniciativės Qytetare "Srpska" (G. I. Srpska) ka fituar 1 398 vota - 52.4%, ndėrsa Nenad Cvetkovic nga subjekti tjeter serb Partia Liberale e Pavarur (Samostalna Liberalna Stranka - SLS) ka marrė 1 272 vota - 47.6%.
Nė votimin e pėrsėritur pėr raundin e dytė pėr kryetar komune nė njė qendėr me tre vendvotime dje nė Partesh pjesėmarrja ishte e lartė - 68.78% ose 1 304 votues nga 1 896 sa ishte numri i pėrgjithshėm.
Parteshi ėshtė njė komunė e vogėl, njė nga pesė komunat e reja me shumicė serbe tė Paketės Ahtisaari, me territor gjithėsej 29 km katrore e 5.217 banorė, sipas tė dhėnave nė faqen zyrtare. Ndodhet nė rajonin e Gjilanit, nė lindje tė Kosovės. Na ndiqni dhe nė Facebook dhe Twitter
HermesNews - ©2013